Skuadra e Romës është nisur drejt Tiranës dhe mbështetësit shqiptar të skuadrës verdhekuqe kanë bërë gati një mesazh për teknikun portugez, Zhoze Murinjo.
Në sheshin “Nënë Tereza”, në një banderolë gjigante shkruhet: “Mirësevjen në Romën e vogël, mister Murinjo”, teksa portugezi shihet në një motor.
Autobusi i skuadrës së kryeqytetit italian do të kalojë në këtë zonë për t’u akomoduar në hotel, teksa pritet me padurim reagimi i Murinjos teksa ta shohë këtë mesazh.
Gjithashtu këtë urim i ka shkruar dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një postim në Instagram[in e tij.
View this post on Instagram
Arena e Lajmit
Loading…