Kallëzimi në SPAK i kandidatit për deputet të PS/ Meta shkrihet së qeshuri, Sulo: Ai tha se ‘nuk jam i blerë nga Rama’. Presidenti: Shpresojmë t’i shpërblehet, padia për…

Meta 444444

Presidenti i Republikës Ilir Meta deklaroi se padia për gazetën austriake është duke u përkthyer në gjermanisht dhe po bëhet sipas ligjeve austriake.

Meta nuk e ka mbajtur dot të qeshurën kur u pyet për kallëzimin e ish-kandidatit për deputet të PS Halit Valteri.

Eni Vasili: Ka pasur disa akuza në media kohët e fundit për disa lidhje tuaja me elementë kriminalë. Ka pasur dhe një ish-deputet, Halit Valteri i cili ka dorëzuar në SPAK padi për ju dhe LSI-në për çështjen e lobimit të 700 mijë dollarëve në SHBA, për të pasur raporte të mira me qeverinë amerikane dhe një foto tuajën me Presidentin Trump. E ka botuar dhe gazeta austriake që ju keni thënë se do e padisni?
Presidenti Meta: Edhe këtë e thatë?! Për kë ka kandiduar ky deputeti që përmendët ju në zgjedhjet e fundit?

Arion Sulo: Për PS-në. Por shkrimi ka qenë më përpara në gazetën austriake.
Presidenti Meta: Ky kandidati i PS ka vajtur për hatër të gazetës austriake atje te SPAK-u, shumë mirë ka bërë.
Arion Sulo: Ai kishte thënë që nuk jam i blerë as nga Edi Rama, e kishte çuar më tej…

Presidenti Meta (Qesh): Duket që në pamje që është me integritet. Po ka qenë kandidat i PS-së në zgjedhjet e fundit? Normale. Shpresojmë që t’i shpërblehet kjo, t’i konvertohet.
Gazeta do të paditet dhe ju do të jeni të ftuar kur të ketë seancat e gjyqit që ta ndiqni. Padia është e padiskutueshme, por përkthehet në gjermanisht, gjithçka do bëhet sipas ligjit austriak. Është e fituar. Është një histori e shpikur te Mother Jones. Ju e dini që SHBA-të po të bësh foto të nisin proceset. Janë përralla.

Presidenti Meta: Që nga Durim Bami, që e merrte ish-ministri i Brendshëm në zyrë me porosi të Edi Ramës, etj. etj., vetëm Edi Rama mund ta katandis vendin në këtë nivel. Asgjë nuk e ndal 25 korrikun.
Keni një mendim për SPAK, është i pavarur, po vepron?
Ju e dini qëndrimin tim për gjithë zbatimin e Reformës në Drejtësi. Më thërrisni pas 24 korrikut t’ua shpjegoj si është kapur i gjithë sistemi. Opozita ishte pjesë e kapjes së drejtësisë. Kush e zgjodhi Prokurorin e Përgjithshëm me 69 vota?

Janë një grup i strukturuar kriminal në gjithë aferën e inceneratorëve. Mendoj se të gjitha faktet tregojnë se ata janë shumë të mbrojtur nga SPAK dhe natyrisht bëhen disa koka turku, për të treguar se po punohet.
Rama thotë ‘mos shikoni këto mullarët e korrupsionit që krijoj unë çdo ditë këtu, por shikoni ç’ka bërë njëri apo tjetri para 15 vitesh’, sepse vijon të jetë në funksion të një projekti tërësisht të kapur.
Kemi pasur rastin e Fatos Nanos, por edhe të tjera. Këto raste kur janë të padrejta, kthehen në bumerang.

Arena e Lajmit

Kallëzimi në SPAK i kandidatit për deputet të PS/ Meta shkrihet së qeshuri, Sulo: Ai tha se ‘nuk jam i blerë nga Rama’. Presidenti: Shpresojmë t’i shpërblehet, padia për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook