FOTO/ “Skuadra” e parë shkel në “Air Albania”, kontroll i plotë në stadiumin e finales

Përveç Romës dhe Fejnord, ka një skuadër të tretë e cila do të shkelë në “Air Albani” për finalen e Ligës së Konferencës. Është ajo e gjyqtarëve, me në krye rumunin Istvan Kovaç, i cili do të ndajë drejtësinë në këtë finale të parë historike që zhvillohet në Tiranë.

WhatsApp Image 2022-05-24 at 4.58.23 PM (1) (1)

I gjithi grupi i gjyqtarëve ka mbërritur në Tiranë që ditën e hënë dhe sot, kanë zbritur në fushë të parët për të parë nga afër “Air Albania”.

Kovaç, dy asistentët e tij rumunë Vasile Florin Marinesku dhe Mihai-Ovidiu Artene, gjyqtari i katërt Sandro Sharer nga Zvicra dhe gjermanët Marko Fritz, Kristian Dingert dhe Bastian Dankert të ngarkuar me detyrën e mbikëqyrjes me VAR, kanë qenë sot pasdite në ambientet e stadiumit duke u njohur me impiantin ku do të zhvillohet ndeshja.

WhatsApp Image 2022-05-24 at 4.58.24 PM (1)WhatsApp Image 2022-05-24 at 4.58.23 PM (2)

Ata kanë kontrolluar fushën, duke u informuar nga zyrtarët e UEFA-s dhe shoqëruesit e FSHF-së për të gjitha pikat e stadiumit, si dhe dhomat e zhveshjeve, në mënyrë që të kishte njohuri të plotë mbi vendndodhjen e skuadrave dhe personave të caktuar gjatë ndeshjes në mënyrë që të mos kishin probleme.

Arena e Lajmit


Loading…

FOTO/ “Skuadra” e parë shkel në “Air Albania”, kontroll i plotë në stadiumin e finales

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook