Tifozët e Fejnord kanë kthyer në Fan Zone personale një nga lokalet në rrugën “Mustafa Matohiti” në Tiranë, edhe pse Fan Zone e tyre zyrtare është e vendosur në rrugën “Murat Toptani” të kryeqytetit. Ata kane zgjedhur të zhvendosen në një lokal i cili gjendet në ashtuquajturën “Rruga e Salës” pasi aty banon ish-kryeministri Sali Berisha.
Prej dy netësh, ata mblidhen aty dhe nuk reshtin së festuari me birra dhe këngë. Situatë që në natën e të hënës krijoi një incident me banorët të cilët i gjuajtën me ujë dhe sende nga ballkonet, duke sjellë edhe ndërhyrjen e policisë.
Por siç shihet nga video e xhiruar pak minuta më parë nga gazetari i “Panorama Sport:, tifozët e Fejnord kanë filluar përsëri festën me këngë e birra, duke mos kursyer as tymueset në këtë Fan Zonë që kanë improvizuar.
Arena e Lajmit
Loading…