Niseshteja e tepërt, katër ushqimet që nuk duhet të kenë vend në tryezë

Niseshte9901 750x500

Mund të duket e çuditshme, por rënia nga pesha është një mision, pikënisja e së cilit është tryeza e bukës. Ky artikull i AgroWeb.org ka të bëjë me ushqimet e pasura me niseshte që nxisin mbipeshën.

Megjithatë, duhet theksuar që jo çdo ushqim i pasur me niseshte është i pashëndetshëm për organizmin.

Ekspertët veçojnë katër ushqime të cilat pengojnë çdo përpjekje për të ruajtur një peshë të shëndetshme.

Buka e tostit, buka e bardhë, e çdo produkt tjetër me miellin e bardhë shumë të përpunuar, janë të pasura me kalori dhe karboidrate.

Ato përmbajnë pak fibër dhe akoma më pak proteina dhe ushqyes të nevojshëm.

Sipas ekspertëve, niseshteja tek këto produkte tretet dhe përthithet sa hap e mbyll sytë duke rritur nivelin e glukozës në gjak.

Kjo është arsyeja përse njeriun e merr menjëherë uria pasi ka ngrënë nga këto produkte.

Këto janë ndër produktet më të konsumuara në vend, për faktin se konsumohen shpejt dhe janë një alternativë e pranueshme e atyre që nuk duan të dalin nga shtëpia pa vënë gjë në gojë.

Për fat të keq, shumë këto produkte janë të përpunuar dhe jo të shëndetshëm prej sasisë së madhe të sheqerit që përmbajnë.

Ato janë të dëmshëm veçanërisht për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe ata që janë të prirur të preken nga kjo sëmundje.

Në vend të tyre mund të konsumoni drithëra të përzier të papërpunuar si muesli.

Në tryezat shqiptare, orizi i bardhë gjen vend të paktën një herë në javë.

Por shija e tij nuk e bën atë domosdoshmërisht të shëndetshëm.

Orizi i bardhë është tërësisht i zhveshur nga fibra dhe proteina.

Si çdo karbohidrat tjetër bosh, orizi i bardhë tretet dhe përthithet shpejt duke rritur nivelin e sheqerit në gjak.

Një gjë e tillë krijon një rreth vicioz urie për karbohidrate të përpunuara ose sheqerna.

Në vend të orizit të bardhë, zgjidhni atë me ngjyrë më të errët që do t’ju mbajë të ngopur më gjatë dhe do ta pajisë organizmin me fibër.

Patatet e ruajtura afatgjatë në ngrirje kanë një nivel të lartë glicemie dhe rrisin shumë shpejt nivelin e sheqerit në gjak.

Temperaturat tejet të ulta që mundësojnë ruajtjen e patateve të gatshme, transformojnë niseshtenë në sheqerna dhe nga një ushqim i mirë kthehen në problem për organizmin.

Kjo pasohet me një rënie të shpejtë të energjisë së trupit dhe një uri të pashoqe.

Heqja dorë nga karbohidratet boshe mund të jetë e vështirë, por jo e pamundur./Agroweb

Niseshteja e tepërt, katër ushqimet që nuk duhet të kenë vend në tryezë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook