Prej kohësh ‘single’/ Çfarë po ndodh mes Drake dhe modeles 21-vjeçare? (FOTO)

Mos vallë Champagne Papi ka gjetur Champagne Mami?

Drake u fotografua në një jaht me modelen 21 vjeçare Suede Brooks ndërsa ishte me pushime në St. Tropez, Francë. Reperi dhe modelja më pas u drejtuan në ‘Club 55’, një nga klubet më ikonike dhe historike të plazhit të qytetit bregdetar, sipas paparacëve.

Për daljen, Drake u pa i veshur me një T-shirt ‘Off-White by Mercedes-Benz Skate’ që kushton rreth 530 dollarë, pantallona të shkurtra të bardha, atlete të bardha dhe një shami blu në kokë.

Ndërkohë, Brooks kishte veshur rrobabanjo blu dhe një këmishë me lule.

Nuk është konfirmuar nëse dyshja janë të lidhur por sidoqoftë, një burim i tha ‘Entertainment Tonight’ të mërkurën se Drake dhe Brooks janë padyshim të interesuar për njëri-tjetrin – por la të kuptohet se ka të ngjarë të mos ketë asgjë mes tyre për momentin.

“Ata po argëtohen së bashku,” tha burimi i brendshëm, duke shtuar se ata kanë disa ditë që janë bashkë në Europë.

Sipas ET, kjo nuk është hera e parë që reperi dhe Suede kalojnë kohë së bashku dhe miqtë e përbashkët thuhet se “po kërkojnë që ata të rrinë më shumë me njëri-tjetrin”.

Të mërkurën, Drake tregoi se ishte ende duke e shijuar kohën e tij në St. Tropez duke postuar disa Stories në Instagram në një klub. Brooks nuk u shfaq në asnjërin prej tyre.

Të martën, Drake postoi një seri fotosh të super-jahtit të quajtur “Coral Ocean”, i cili ka një sallë pritjeje me një pishinë, SPA, një bar me shërbim të plotë, çadra dhe pamje panoramike. Ai ka të ngjarë të jetë i njëjti jaht me të cilin u fotografua reperi i “Passionfruit” teksa rrinte me Brooks.

Në të kaluarën, Drake ka qenë i lidhur me figura shumë të njohura, duke përfshirë Bella Harris, Malaika Terry, Rihanna, Jennifer Lopez dhe Hailey Bieber. Ai gjithashtu ka një djalë 4-vjeçar, Adonis, me piktoren Sophie Brussaux.

Prej kohësh ‘single’/ Çfarë po ndodh mes Drake dhe modeles 21-vjeçare? (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook