Kryeministri Edi Rama,nëpërmjet një statusi në Facebook, ka publikuar foto të revistës gjermane, nëpërmjet të cilave tregon se revista ‘Sten’ i ka dedikuar një artikull agroturizmit shqiptar.
Rama shprehet se nëpërmjet këtij artikulli del në pah natyra e bukur shqiptare dhe ushqimi bio.
Statusi:
Revista prestigjoze gjermane “Stern” i ka dedikuar një artikull të gjatë agroturizmit shqiptar, duke nxjerr në pah natyrën e bukur dhe ushqimin bio. Ndërsa e prezanton Shqipërinë në titull me shprehjen “UNË JAM BIOVEND” ky artikull është një ftesë e hapur për turistët gjermanë që të vizitojnë vendin tonë pasi do të mrekullohen nga çfarë do të zbulojnë