Fern Mallis beson se reagimi kundër Kim Kardashian pasi ajo veshi fustanin e Marilyn Monroe në ‘Met Gala 2022’ mund të ndryshojë mënyrën se si rrobat u huazohen të famshëmve.
Krijuesja e ‘Javës së Modës në New York’ foli për ‘Page Six Style’ në qershor për pamjen polarizuese të Kim, duke thënë se se fustani i “Happy Birthday, Mr. President” i Monroe “meritonte të ishte në një muze”, jo në tapetin e kuqe. Dhe në një intervistë të re në podcast “Behind the Velvet Rope”, Mallis foli më tepër mbi mendimet e saj.
“Unë nuk e di të vërtetën nëse u shkatërrua apo nëse i ranë teminat apo nëse u gris nga pas,” tha ajo, duke iu referuar dëmtimit të përfolur të bërë në veshjen historike gjatë daljes së saj në ‘Met Gala’. “Ripley e ka marrë fustanin… por unë mendoj se është bërë shembull tek të famshmit që veshin rroba historike dhe relevante që me të vërtetë duhet të ruhen.”
Mallis gjithashtu vuri në pikëpyetje pse 41 vjeçarja ndjeu nevojën për të veshur dizajnin ikonik. “Mendova se ishte qesharake që ajo kishte atë copë lesh, duke e mbajtur atë rreth belit të saj gjatë gjithë kohës, që do të thoshte se ajo po mbulonte diçka,” tha ish-drejtoresha e CFDA. “Ne të gjithë e dimë se Kim ka një fundshpinë të madhe dhe nuk ka mundësi që ajo të ketë të njëjtën madhësi si Marilyn.”
Ndërsa fansat debatonin nëse Kim e dëmtoi fustanin e Monroe-s, muzeu “ipley’s! Believe It Or Not” e mohoi që fustani të ishte dëmtuar.
Kim ka folur edhe për përpjekjet që për ta mbajtur këtë fustan në gjendje të padëmtuar; ajo humbi 7 kilogramë në vetëm tre javë për t’u përshtatur me të, pasi fustani nuk mund të ndryshohej. Ajo gjithashtu nuk bëri grim trupi në natën e madhe dhe e veshi origjinalin vetëm për disa minuta, duke veshur një kopje sapo arriti në majë të shkallëve të muzeut. “Unë kam jashtëzakonisht respekt për veshjen dhe për atë që do të thotë për historinë amerikane,” tha Kardashian për Vogue përpara galas. “Unë kurrë nuk do të doja të ulem në të ose të haja në të ose ta rrezikoja.”