Skuadra e Romës zbarkoi në stadiumin “Air Albania” në orën 17:45, aty ku të mërkurën do të përballet me Fejnordin në finalen e Ligës së Konferencës.
Marash Kumbulla & CO, me në krye Zhoze Murinjo, zbritën në tapetin e blertë jo për t’u stërvitur, thjesht për të parë fushën dhe shijuar stadiumin kombëtar.
Mbrojtësi shqiptar u shfaq duke buzëqeshur nën shoqërinë e El Sharauit, teksa ajo që ra në sy gjatë momentit që Roma preku tapetin e blertë të “Air Albania”-s, ishte shëtitja nëpër fushë e sulmuesit Tami Abraham, i cili bëri provat e tij edhe te 2 traversat e portave.
🐺 Eccoci 🏟#ASRoma | #UECLfinal pic.twitter.com/VV75uZzdRD
— AS Roma (@OfficialASRoma) May 24, 2022
Arena e Lajmit
Loading…