Emily Ratajkowski duket se po jep një mesazh të koduar përmes veshjes së saj.
Modelja po planifikon të divorcohet nga bashkëshorti Sebastian Bear-McClard mes thashethemeve për tradhtinë e tij, siç zbuloi ‘Page Six’ javën e kaluar.
“Ai mashtroi,” tha një burim për bashkëshortin e Ratajkowski-t prej katër vitesh. “Ai është një mashtrues serial. Është i shpifur. Ai është një qen.” Dhe të martën, supermodelja u fotografua në qytetin e New Yorkut me djalin 1-vjeçar Sylvester, e veshur me një kapele që foli në vend të saj.
Së bashku me bluzën e saj të thjeshtë të zezë dhe fundin e shkurtër, aktorja e “Gone Girl” kishte veshur një kapele turistike Nick Fouquet Paris (175 dollarëshe) të qëndisur me një mesazh të mprehtë në frëngjisht: “C’est n’importe quoi!“, që përkthehet në “Është pakuptim”, ose “Është budallallëk”. Ndoshta ajo ka dashur të thotë se nuk është tradhtuar? Ose ndoshta ka dashur të përkufizojë kështu tradhtinë e Bear-McClard?
Sylvester i vogël mbante një kapele blu dhe të verdhë, por nuk ka të ngjarë që veshja e tij të kishte për qëllim të dërgonte një mesazh.
Ratajkowski, 31 vjeç dhe Bear-McClard, 41 vjeç, u martuan në shkurt 2018 pas vetëm disa javësh lidhje. Vetëm në korrik të atij viti ajo zbuloi unazën e saj të fejesës – një stil unik me dy gurë. Në fillim të këtij muaji, modelja ndezi thashethemet rreth ndarjes duke u fotografuar pa unazën e saj të martesës, megjithëse McClard është parë së fundmi duke e mbajtur në dorë të tijën.