VIDEO / Momenti epik! “Prit pak”, Ançeloti braktis intervistën për të përqafuar gruan

Karlo Ançeloti ka treguar se është një mjeshtër i vërtetë, pasi në karrierën e tij ka fituar kampionatin në të pesë ligat kryesore në Europë: Ai është trajneri i parë që e bën një gjë të tillë dhe pas suksesit me Realin sigurisht për të ishte moment feste dhe ishte në qendër të vëmendjes.

bandicam 2022-04-30 21-00-05-639

Por tekniku ka treguar edhe një anë tjetër të tijën sepse ka ndërprerë në mes një intervistë për të festuar këtë arritje me gruan e tij. Pas fitores 4-0 ndaj Espanjol ku skuadra siguroi titullin, Ançeloti po jepte intervistën e radhës kur aty pranë iu afrua bashkëshortja e tij.

“Prit pak” tha Ançeloti duke lënë intervistën në mes dhe duke shkuar të përqafonte Marian Barrena MekKlei, kanadezen e cila prej vitit 2014 është bashkëshortja e tij.

Arena e Lajmit


VIDEO / Momenti epik! “Prit pak”, Ançeloti braktis intervistën për të përqafuar gruan

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook