“Ndeshja më e rëndësishme në karrierë”, Mançini: Ju tregoj çfarë na tha Kumbulla për tifozët shqiptarë

Mbrojtësi i Romës, Xhanluka Mançini, doli në konferencën për shtyp në prag të finales së Ligës së Konferencës, që do të zhvillohet ditën e mërkurë në “Air Albania” të Tiranës. Në prononcimin përpara gazetarëve, 26-vjeçari ndër të tjera u shpreh:

Mancini

“Nuk duhet të brengosemi për asgjë. Nuk duhet të kemi frikë asgjë. Fejnordi ka cilësi në mesfushë dhe para. Ne do të tentojmë të bëjmë më të mirën. Shanset janë 50 me 50! E dimë se çfarë duhet të bëjmë.

Ajo çfarë ka rëndësi për ne mbrojtësit është të shikojmë dhe të kujtojmë se çfarë do të bëjë kundërshtari. Duhet të jemi të qetë. Gabimet e vogla mund të bëjnë diferencën. Duhet t’i mbajmë sulmuesit e skuadrës kundërshtare sa më larg. Ata do të jenë të fokusuar maksimalisht. Tifozët kanë qenë unik, na kanë ndihmuar që të vazhdojmë këtë udhëtim. Çfarë mund të bëjmë për ta është të japim gjithçka dhe të fitojmë. Kemi fituar në Torino, nesër në mbrëmje është finalja. Ne do të luajmë ndoshta 5 orë të tëra, do të jetë ndeshja e fundit, nuk duhet të ndjejmë lodhje.

Marash Kumbulla na ka thënë që tifozët shqiptarë do të përkrahin Romën, jemi shumë të gëzuar për këtë.

Kjo është ndeshja më e rëndësishme për mua. Kam luajtur edhe me Atalantën në finalen e Kupës së Italisë, por finalet Europiane janë tjetër gjë dhe jam i lumtur për këtë finale. ”, u shpreh Mançini.

Arena e Lajmit


Loading…

“Ndeshja më e rëndësishme në karrierë”, Mançini: Ju tregoj çfarë na tha Kumbulla për tifozët shqiptarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook