Një 32-vjeçar nga Durrësi ka denoncuar në polici se në një gomisteri në autostradën Tiranë-Durrës, dy persona i kanë vjedhur makinën e tij, tip “BMW”.
“Më datë 29.06.2022, në Komisariatin e Policisë Shijak, ka kallëzuar shtetasi D. V., 32 vjeç, banues në Krujë, se në një gomisteri, në autostradën Tiranë-Durrës, 2 persona, ende të paidentifikuar, i kanë marrë me dhunë, automjetin e tij tip “BMW”, dhe janë larguar”, njofton policia.
Sakaq, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.