Pyetjes lidhur me qëndrimin e tij kundër zgjedhjes së Bajram Begajt si President i Republikës, ish-kryeministri Sali Berisha i është përgjigjur duke thënë se votimi i tij në Krye të Shtetit solli monizmin në Shqipëri.
Berishës i është dashur të komentojë dhe takimin e Begajt me tre ish-presidentët Topi, Moisiu dhe Mejdani ditën e djeshme. Ai tha se Presidenti i ri nuk do t’ia pranonte këshillat nëse edhe ai si ish-Kryetar Shteti do të kishte shkuar në atë takim.
A ndiheni i keq ardhur se me Presidenteve nuk ishit dhe ju për t’i dhënë këshilla?
Berisha: Qëndrimi im publik, ishte publik ndaj zgjedhjes së tij dhe e konsideroj normale, shumë normale që ai nuk kërkon këshilla nga unë se nuk do të merrte atë këshillë që i pëlqente. Sepse ai u bë, zgjedhja e tij u shndërrua në vendosjen e monizmit në Shqipëri. Ai mori postin e Presidentit por për shqiptarët monizmi është një mynxyrë. Problemi është se ajo shoqëri që ka qenë dhe do të ishte kryesore në përmbysjen e kësaj nuk e ka jetuar monizmin. Por Shqipëria sot është identike me Bjellorusinë e Lukashenkos. Kjo është mynxyre se vetë kushtetutshmëria është një shtyllë kryesore e demokracisë. Parimet e saj “check and balance” u zhdukën si në kohën e Enver Hoxhës. Angazhimi i të rinjve në këtë betejë është kusht për fitoren e saj.