Kjo është ndërtesa e servisit të automjeteve në Lezhë, i cili mesnatën e kaluar u bë shënjestra e një atentati me eksploziv. Siç shihet nga pamjet e siguruara nga gazetari Elidon Ndreka, e gjithë fasada e xhamit është shkatërruar.
Servisi i automjeteve në pronësi të Tol Mhillaj, 58 vjeç, ndodhet në Ishull Shëngjin teksa sipas policisë lënda plasëse ishte vendosur afër portës së tij.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.