“100 vjet marrëdhënie Britani-Shqipëri”, Presidenti Meta takim me ish-deputetin Grogan: E falënderova për mbështetjen ndaj komunitetit tonë atje

287416120 569189364576303 1631282208133776277 N

Presidenti Ilir Meta ka pritur sot në takim ish-deputetin britanik, z.John Timothy Grogan.

Me anë të një postimi në Facebook, Meta bëri me dije se e ka falënderuar zotin Grogan për mbështetjen që i jep komunitetit shqiptar në Britani.

“I lumtur të prisja sot një mik të shkëlqyer të vendit tonë, ish-deputetin britanik, z.John Timothy Grogan, i cili viziton Tiranën në kuadër të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe.
E falenderova për përkrahjen e madhe që i jep komunitetit tonë atje, si dhe për mbështetjen e pakursyer të dhënë në vijimësi ndaj Shqipërisë nga Britania e Madhe”, ka shkruar presidenti.

Arena e Lajmit

“100 vjet marrëdhënie Britani-Shqipëri”, Presidenti Meta takim me ish-deputetin Grogan: E falënderova për mbështetjen ndaj komunitetit tonë atje

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook