Aktorja dhe muzikantja Shonka Dukureh , e cila portretizoi personazhin Big Mama Thornton në filmin e ri “Elvis”, u gjet e vdekur në apartamentin e saj në Nashville më 21 korrik.
Sipas një postimi në Twitter nga policia e Nashville, 44-vjeçarja u gjet në dhomën e gjumit të shtëpisë së saj, të cilën e ndante me dy fëmijët e saj të vegjël. Autoritetet thanë se për vdekjen e saj nuk ka asnjë dyshim për sulm ose vrasje.
Një zëdhënës i Ekzaminerit Mjekësor të Qarkut Davidson konfirmoi për E! News se trupi i saj është në pritje për autopsi, e cila do të publikohet më vonë. Shaku i vdekjes nuk është bërë ende i ditur.
BREAKING: No foul play is evident in today’s death of actress Shonka Dukureh, 44, who portrayed Big Mama Thornton in this year’s Elvis movie. Dukureh, a Fisk Univ graduate, was found dead in the bedroom of her Kothe Way apt that she shared with her 2 young children.
— Metro Nashville PD (@MNPDNashville) July 21, 2022
Pas vdekjes së saj, fansat reaguan në faqen e saj në Instagram me mesazhe “U prehsh në paqe”.
Dukureh reflektoi rolin e saj të parë të madh në një intervistë të shpërndarë në faqen e saj në Instagram javën e kaluar. “Mirënjohja është vendi ku unë jetoj, sepse gjyshja, mamaja, mami, familja e modeloi dhe e futi atë tek unë”, shkroi ajo në mbishkrimin e klipit.
Aktorja Olivia DeJonge , e cila luajti Priscilla Presley në film, tha për Entertainment Weekly se “një yll lindi në thelb” kur Dukureh performoi për kamerat. Dukureh ripostoi klipin dhe ndau mirënjohjen e saj: “Mirënjohëse jo vetëm që dëgjova fjalët e saj, por ndjenjat e bukura të të gjithë kastit të pranishëm si dhe Bazit.”