Shpërthim me eksploziv pranë një servisi makinash në Lezhë, policia jep detaje. Ja kush është pronari (Emri)

Servisi Lezhe

Një shpërthim me eksploziv ka tronditur mbrëmjen e kaluar Lezhën. Gazetari Elidon Ndreka raporton për “BalkanWeb” se lënda plasëse është vënë pranë një servisi makinash në Ishull-Shëngjin.

Nga shpërthimi raportohet vetëm për dëme materiale, ndërsa mësohet se servisi i makinave është në pronësi të shtetasit Tol Mhillaj.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të këtij sulmi me lëndë plasëse.

Informacion paraprak
Në mesnatë, në Ishull Shëngjin, afër portës së servisit të automjeteve në pronësi të shtetasit Tol Mhillaj, 58 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë e shpërthimit të saj janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave e motivit të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

Arena e Lajmit

Shpërthim me eksploziv pranë një servisi makinash në Lezhë, policia jep detaje. Ja kush është pronari (Emri)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook