Me 25 vite e 344 ditë, Milani u bë skuadra me moshë mesatare më të re që arrin të sigurojë titullin e Serisë A. Nëse kalojmë te lojtarët e përdorur, mesatarja rritet deri në 26 vite e 93 ditë, po rekordi mbetet i paprekur. Nëse organika shquhet për freski, Stefano Pioli u bë trajneri i tretë më i moshuar në historinë e Milanit që fiton titullin. Një ekspert në krye të një bande me djem të tmerrshëm. Mes faktorëve kyç të titullit të 19-të ishte pa dyshim mbrojtja.
Nëse Menja që doli 18 herë nga fusha pa u mposhtur merita është e një faze mbrojtëse që u ndëshkua vetëm 31 herë duke qenë më e mira e kampionatit. Për të përforcuar idenë e soliditetit kuqezi, duhet thënë se në 19 takimet e fundit, kampionët e rinj të Italisë pësuan vetëm 9 gola.
KOLONAT – Disa lojtarë të “Djallit” janë përfshirë në formacionin e vitit për Serinë A. I pari, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ishte Rafael Leao që kryeson renditjet për goditje, goditje në kuadrat, driblime dhe prekje topi në zonat rivale. Nga ana tjetër e shtrirjes ekipore është Majk Menja. “Magjiku” ka mesataren më të lartë (79.4%) të pritjeve në pesë kampionatet më të mëdha në Europë.
Rekord edhe për Sandro Tonalin që vetëm 22 vite mbi supe e bëjnë lojtarin më të ri në moshë që ka shënuar të paktën pesë gola në Serinë A. Teo Hernandez regjistron emrin në këtë listë të “privilegjuarish” dhe jo vetëm prej golit stratosferik të shënuar javën e kaluar kundër Atalantës. Francezi është mbrojtësi i vetëm që mund të krenohet me pesë gola e po aq asiste në pesë kampionatet më të mëdha në Europë.
REKORDET E ZLATANIT – Më pak protagonist se zakonisht, por gjithsesi katalizatori i zakonshëm i rekordeve është legjenda Zlatan Ibrahimoviç, i cili në këtë kampionat ka grumbulluar rekorde të reja në jetëgjatësi. Me golin e shënuar kundër Venecias më 9 janar, u bë lojtari i tretë më i moshuar që shënon në historinë e Serisë A. Më 31 tetor 2021 kundër Romës, Ibra shënoi golin e tij të 400-të në kampionatet kombëtare (i pari kishte mbërritur më 30 tetor 1999).
Më 20 nëntor 2021 kundër Fiorentinës, sulmuesi u bë lojtari më i vjetër që ka shënuar më shumë se një gol në një ndeshje në Serinë A dhe 40-vjeçari i parë që ka shënuar mbi dy gola në një ndeshje në pesë ligat kryesore europiane në vitet 2000 (40 vite e 48 ditë). Më në fund, më 1 dhjetor 2021, Ibrahimoviç barazoi Silvio Piolën si golashënuesi më i mirë në historinë e turneut më të madh italian, duke numëruar golat e shënuar pasi mbushi 38 vjeç (31 gola). Ibra ia kaloi dhe e ka vendosur kuotën e re në lartësinë e 33 rrjetave.
KAMPIONËT MË TË RINJ
SEZONI SKUADRA MOSHA MESATARE
2021-22 Milan 25 vite, 344 ditë
1997-1998 Juventus 26 vite, 161 ditë
1994-1995 Juventus 26 vite, 162 ditë
1996-1997 Juventus 26 vite, 271 ditë
2000-2001 Roma 27 vite, 147 ditë
Përgatiti: REINOLD BAKALLI- Arena e Lajmit
Loading…