Zbardhen detaje nga shpërthimi me eksploziv në servisin e makinave të shtetasit Tol Mhillaj, në Ishull-Shëngjin të Lezhës.
Djali i pronarit të servisit është shprehur se të gjithë familjarët kanë qenë në gjumë, kur sipas tij, ka ndodhur shpërthimi i fuqishëm, duke i tronditur.
“Shpërthimi ishte i fuqishëm. Ishim në gjumë, u tronditëm, dolëm të gjithë jashtë dhe pamë xhamat e thyer. Nuk kemi konflikte, të zbardhet ngjarja”, ka thënë Klaudio Mhillaj.
Siç raporton gazetari Elidon Ndreka për “BalkanWeb”, shpërthimi ka ndodhur në katin e parë të godinës dy-katëshe, ku ndodhej servisi, ndërsa në katin e dytë jetonte familja Mhillaj.
Arena e Lajmit