Një aksident i rëndë ka ndodhur në Sarandë, në Qafë-Gjashtë.
Mësohet se një automjet është përplasur me një motor, duke mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motorit, Fatri Laka, 30-vjeç.
I plagosuri është nisur me ambulancë drejt spitalit, ndërsa forca të shumta policie janë mbledhur në vendngjarje për të zbuluar shkakun e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Sarandë/Informacion paraprak
Më datë 04.05.2022, në vendin e quajtur “Freskia”, Qafë-Gjashtë, Sarandë, automjeti tip “Volsvagen”, me drejtues shtetasin A. A., është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. L.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shoferi i motomjetit shtetasi F. L., i cili ndodhet në Spitalin e Sarandës, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.