Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri ka uruar të gjithë socialistët për 31-vjetorin e PS.
Në urimin e tij në rrjete sociale, Gjiknuri shprehet se PS mbetet forca më demokratike e transformuese në Shqipëri.
“#31VJETPS
Me urimin e përzemërt për çdo anëtar, mbështetës, drejtues e këdo që ka dhënë e vazhdon të japë një kontribut sado të vogël për Partisë Socialiste , duke dëshmuar se familja jonë politike mbetet forca më demokratike e transformuese në Shqipëri, dhe me premtimin se do vazhdojmë përpjekjen që PS të bëhet më e mirë, më e fortë për të gjithë, ju uroj një ditë të mbarë”, nënvizon Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri.
Arena e Lajmit