Finalja e Ligës së Konferencës/ UEFA vlerëson “Panorama Sport”, leksion FSHF-së

Finalja historike e kompeticionit më të ri të UEFA-s, Liga e Konferencës, do të zhvillohet për herë të parë sot në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, aty ku Roma dhe Fejnordi do të diskutojnë trofeun.

CEFERIN

Përveç interesimit të madh të tifozëve për të blerë një biletë, pati një fluks të jashtëzakonshëm kërkesash nga mediat vizive dhe të shkruara për t’u akredituar.

Nuk bëhet fjalë vetëm për televizione apo gazeta italiane dhe holandeze, por mbi të gjitha për mediat shqiptare.

Në tribunën e rinovuar për gazetarët në stadiumin “Air Albania” do të jenë sot të pranishëm rreth 300 përfaqësues mediash. Por, për t’u akredituar, UEFA kishte vendosur disa kritere.

Gazeta më e madhe sportive në vend, “Panorama Sport”, kërkoi akreditimin e plot pesë gazetarëve për të mbuluar këtë finale.

Në këto kushte, UEFA nuk refuzoi asnjë kërkesë të gazetës, duke e vlerësuar maksimalisht kontributin që “Panorama Sport” ka dhënë që prej themelimit të saj dhe veçanërisht në denoncimin e fenomeneve negative të futbollit shqiptar.

Kjo është hera e parë në historinë e një gazete shqiptare, që përfaqësohet nga pesë gazetarë në një finale të organizuar nga UEFA.

Vlerësimi që qeveria e futbollit europian i bëri “Panorama Sport” është një leksion për FSHF-në. Pra, për qëndrimin e turpshëm që ka mbajtur së fundmi me refuzimin e akreditimit të gazetarëve në miqësoren e marsit, Shqipëri-Gjeorgji në “Air Albania”.

Arena e Lajmit


Loading…

Finalja e Ligës së Konferencës/ UEFA vlerëson “Panorama Sport”, leksion FSHF-së

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook