Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj sot ka hequr kostumin e politikanit dhe është parë sportiv më shumë se kurrë.
Disa ora para finales së Conference League, ai është fotografuar në një nga zonat më të populluara, në pedonale, aty ku edhe janë vendosur tifozët e skuadrës holandeze të Feyenoord.
Me një këmishë sportive dhe atlete, deputeti demokrat nuk e ndan as cigaren.
Kujtojmë që prej dy ditësh në Tiranë kanë mbërritur tifozëritë e dy skuadrave finaliste. Ata të Feyenoord janë pozicionuar në pendonalen kryesore, ndërsa të Romës në zonën e liqenit.
Por kjo nuk i ka penguar ata që të “pushtojnë” të gjithë rrugët e Tiranës.
Paraditen e sotme tifozët janë parë edhe tek parku “Rinia”, ku nën tingujt e muzikës dhe pijeve alkoolike ata presin orën 21:00, ku edhe do të jetë përballja me dy skuadrave.
Arena e Lajmit
Loading…