Hidhet nga kati i dytë i maternitetit nëna bashkë me fëmijën e porsalindur në Sarandë

Sarande

E rëndë ngjarja e raportuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Sarandë.

Është hedhur nga kati i dytë i maternitetit nëna bashkë me fëmijën e porsalindur. Bëhet fjalë për 35-vjeçaren, M.J nga Durrësi, e cila është hedhur me fëmijën e saj një ditësh.

35-vjeçarja është transportuar urgjencën e spitalit ku edhe po merr ndihmën e parë. Sipas informacioneve paraprake nëna së bashku me fëmijën ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Dyshohet se arsyet që kanë çuar 35-vjeçaren të ndërmarrë aktin e rëndë është për shkaqe depresioni.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 22:00 , dyshohet në kushte depresioni është vetëhedhur nga kati i dytë i maternitetit, Sarandë, shtetasja M. J., 35 vjeçe, së bashku me fëmijën e saj të porsalindur.

Si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Arena e Lajmit

Hidhet nga kati i dytë i maternitetit nëna bashkë me fëmijën e porsalindur në Sarandë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook