Arrestimi në Itali i ish-kryebashkiakut, ironizon deputetja e PD: Agim Kajmaku, si qershia mbi tortën e festës së PS

Kamamkuu

Pas arrestimit në Itali të ish-kryetarit të bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, ka reaguar deputetja e PD, Oriola Pampuri.

Në një postim në Facebook , ajo shkruan se Kajmaku është si qershia mbi tortë e festës së PS, duke ironizuar 31 vjetorin e krijimit të kësaj force politike.

Reagimi i plotë:

Agim Kajmaku , si qershia mbi tortën e festës së PS.

Ajo që ne denoncuam me fakte para dy vitesh, për kryebashkiakun “shembull” të Edi Ramës, u vërtetua sot. Ai nuk ishte doktor shkencash, por trafikant droge paska qënë. Ashtu sikurse janë vërtetuar, gjithashtu po vërtetohen shumë afera korruptive, apo përfshirje në trafik kombëtar e ndërkombëtar droge, që PD ka  denoncuar për njerëzit pranë Edi Ramës, të cilët e mbështetën për të qëndruar në pushtet. Shqiptarët duan ndryshim, duan figura të papërlyera, të pakorruptuara, me të cilët të përfaqësohen e ky vend të eci përpara.

Arrestimi në Itali i ish-kryebashkiakut, ironizon deputetja e PD: Agim Kajmaku, si qershia mbi tortën e festës së PS

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook