Meta uron Ditën e Çlirimit të Kosovës: Mirënjohje për ata që kontribuuan në dhënien fund të gjenocidit dhe kurorëzuan aspiratën shekullore për liri

285934978 585346942946412 6215597260134722485 N

Presidenti Ilir Meta ka uruar ditën e Çlirimit të Kosovës 23 vite më parë nga forcat e NATO-s.

Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit ka shprehur mirënjohje ngda j të gjitha atyre të cilët kanë kontribuar në dhënien fund të gjenocidit, kurorëzuan aspiratën shekullore për liri dhe vazhdojnë t’i qëndrojnë afër Kosovës për të ndihmuar në zhvillimin e pandalshëm të demokracisë, avancimit të proceseve integruese europiane dhe euro-atlantike.

“Sot në Ditën e Çlirimit, çdo shqiptar i gëzohet arritjeve të Republikës së Kosovës, faktor kyç për paqen, stabilitetin dhe sigurinë në rajon, shembull frymëzues i ndërtimit të demokracisë dhe shtetit ligjor, që meriton sa më parë të jetë anëtare e NATO-s, përfituese e liberalizimit të vizave, anëtare e Këshillit të Europës, si dhe çdo organizate ndërkombëtare.

Në këtë ditë historike nderojmë vizionin strategjik të Presidentit Ibrahim Rugova, rezistencën e lavdishme të UÇK, heroizmin legjendar të Komandantit Adem Jashari dhe sakrificat e çdo shqiptari që kontribuoi për lirinë dhe pavarësinë.

Mirënjohje dhe thellësisht falenderues për Aleancën e Atlantikut të Veriut, SHBA-ve dhe vendeve demokratike mike, që i dhanë fund gjenocidit, kurorëzuan aspiratën shekullore për liri dhe vazhdojnë t’i qëndrojnë afër Kosovës për të ndihmuar në zhvillimin e pandalshëm të demokracisë, avancimit të proceseve integruese europiane dhe euro-atlantike”, ka shkruar ai.

Arena e Lajmit

Meta uron Ditën e Çlirimit të Kosovës: Mirënjohje për ata që kontribuuan në dhënien fund të gjenocidit dhe kurorëzuan aspiratën shekullore për liri

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook