Mësuesi i fizkulturës që u bë arbitër duke parë TV, njihuni me gjyqtarin e finales së Tiranës

Kur ishte 11 vjeç, Istvan Kovaç shikonte ndeshjet e “Euro 1996” në Angli në TV, dhe në mënyrë spontane jepte vendime korrekte për thyerjet e rregullave në fushë në secilën prej tyre. Sot, 26 vite më vonë, rumuni është duke shijuar gjykimin në nivelin më të lartë dhe me përcaktimin e arbitrit të finales së sotme të Ligës së Konferencës mes Romës dhe Fejnordit në Tiranë.

5435353

Këto janë ditë të bukura për mësuesin e edukimit fizik 37- vjeçar nga qyteti i veriperëndimor i Karelit, i cili nuk ka shumë orë kur mësoi se do të jetë edhe arbitër në Botërorin e Katarit. “Jam shumë i lumtur për momentin. Jam i nderuar nga besimi që UEFA ka treguar tek unë dhe ndihem i privilegjuar që do të arbitroj finalen e parë të Ligës së Konferencës. Është ëndrra e çdo arbitri që të shkojë në një Europian apo Botëror. Është një ndjesi e veçantë, si një ëndërr e bërë realitet. Më jep frymëzim dhe motivim të jashtëzakonshëm”, tha Kovaç për sajtin e UEFA-s pasi dje shkeli për herë të parë barin e “Arenës Kombëtare”.

HAPA E PARA

“Babai im, duke parë ndeshjet e ‘Euro 1996’ më pyeste: ‘Si të duk kjo që sheh?’ Unë i jepja vendimin tim dhe ai ma tha: ‘Kur të mbushësh 15 vjeç, do regjistrohesh në kurset e arbitrit’”. Kovaç ndoqi dy kurse, por pranon se bërja arbitër nuk ishte në krye të prioriteteve të tij: “Luajta futboll dhe doja të bëhesha futbollist si çdo fëmijë tjetër i çmendur pas futbollit. Isha një mesfushor qendre dhe arrita të shkoj deri në kategorinë e tretë në Rumani. Por gradualisht kuptova se nuk do të bëhesha një superyll. Kështu që nisa të përqendrohem tek arbitrimi”. IDHULLI – Motivimi më i madh i tij ishte arbitri hungarez Sandor Puhl: “Ishte një nga më të mirët në botë dhe gjykoi finalen e Botërorit 1994 dhe të Champions-it në 1997. Falë tij unë u bëra arbitër”. Në 2010 mori stemën e FIFA-s dhe iu bashkua grupit të arbitrave elitarë të nivelit më të lartë europian. Këtë sezon lojtari i apasionuar i tenisit dhe leximit të librave historikë dhe psikologjikë ka gjykuar 10 ndeshje në nivel klubesh në kompeticionet europiane, përfshirë gjysmëfinalen e parë të Champions-it mes Sitit dhe Realit. Ai do të asistohet sot në Tiranë nga bashkatdhetarët Vasil Florin Marinesku dhe MihaiOvidiu Artene.

Arbitri i katërt, Sandro Sherer, është nga Zvicra. Në VAR është Marko Fric (Gjermani), i cili do të asistohet nga kolegët Kristian Dingert dhe Bastian Dankert. “Kam shumë vite që punoj me dy asistentët e mi dhe e njohim njëri-tjetrin shumë mirë. Jam krenar për skuadrën time dhe besojmë plotësisht te njëri-tjetri. Është e rëndësishme që të mos i ushtrojmë presion shtesë njëri-tjetrit duke qenë se është një finale. Do të përgatitemi si gjithnjë. Kemi besim. Do të doja të falënderoja këdo që më ka ndihmuar të mbërrij kaq larg dhe në veçanti Federatën Rumune dhe shefin e Komitetit të Arbitrave (ish-arbitrin ndërkombëtar grek) Kirios Vasaras, i cili më ka dhënë mbështetje të jashtëzakonshme afatgjate dhe gjithëpërfshirëse. I jam gjithashtu mirënjohës UEFA-s për ndihmën eksperte dhe udhëzimet që kam marrë. Dua të përmirësoj nivelin tim, mendoj se kam ende shumë për të mësuar”.

Arena e Lajmit


Loading…

Mësuesi i fizkulturës që u bë arbitër duke parë TV, njihuni me gjyqtarin e finales së Tiranës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook