Përplasja e tifozëve në Tiranë bën jehonë në mediat italiane, media prestigjioze zbulon prapaskenat: Vodhën thikat në restorant…

Mbrëmja e djeshme ka qenë e mbushur plot me trazira në Tiranë, teksa tifozët e Romës dhe të Fejnordit u përplasën më njëra-tjetrën dhe më forcat e policisë, në prag të finales së madhe të Ligës së Konferencës, që do të startojë në orën 21:00.

283295809_5179277535493825_843092128882972611_n (1)

Incidentet e ndodhura nuk mund të kalonin pa u pasqyruar edhe në mediat prestigjioze italiane, teksa “La Gazzetta dello Sport” zbulon një prapaskenë, duke shkruar që tifozët e Romës vodhën thikat nga një restorant që të godisnin kundërshtarët e tyre.

Përleshjet kanë qenë të shumta, në zona të ndryshme të kryeqytetit, ndërkohë që janë plagosur 19 policë, njëri me thikë. Të paktën 100,000 tifozë priten në kryeqytetin shqiptar, ndërkohë që 80 ultras të Romës, u kthyen nga Policia në Itali.

Arena e Lajmit


Loading…

Përplasja e tifozëve në Tiranë bën jehonë në mediat italiane, media prestigjioze zbulon prapaskenat: Vodhën thikat në restorant…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook