Përgjakja e Athinës/ Ja kush është 46-vjeçari shqiptar që mbeti i vdekur, media greke: Më i rrezikshmi, korçari që e qëlloi nga “Benzi” i kërkoi takim (FOTO)

Perplasja Athine

Masakra e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Athinë, me tre të vdekur dhe dy policë të plagosur, shkaktoi terror dhe panik si në Kato Patisia ku nisi ashtu edhe në Agioi Anargyros ku përfundoi.

Tre shqiptarët që mbetën të vdekur pas përplasjes me armë për pazare droge janë një 48-vjeçar, një 46-vjeçar për të cilin mediat greke raportojnë se quhet Gëzim A. dhe një 23-vjeçar.

Media greke newsit.gr ka publikuar foto të 46-vjeçarit (i dyti prej viktimave) me të cilin ka folur më herët Andon Tefi, shqiptari që ishte në “Mercedes-Benz” dhe hapi zjarr ndaj motorit mbrëmjen e kaluar në Athinë.

Besohet se Tefi me origjinë nga qyteti i Korçës, njëherësh pronari i një servisi dhe babai i një vazje 25-vjeçare, e cila sipas mediave greke është femra që ndodhej në mjetin tip “Benz” kur nisi përplasja me armë, ka negociuar për të bërë takimin me viktimën 46-vjeçar që çoi në përgjakjen e Athinës.

Të dy duket se kanë qenë shpërndarës të fuqishëm droge në Athinë, me 46-vjeçarin që besohet të jetë më i rrezikshmi nga të tre ata që ndërruan jetë.

Sipas medias greke ai kishte precedentin më të rëndë penal nga të gjithë personazhet e tjerë që terrorizuan kryeqytetin grek.

Përgjakja e Athinës/ Ja kush është 46-vjeçari shqiptar që mbeti i vdekur, media greke: Më i rrezikshmi, korçari që e qëlloi nga “Benzi” i kërkoi takim (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook