Video/ Pesë truproja e presin poshtë pallatit, jeta e re e presidentit Bajram Begajt, fqinjët: Korrekt, me vlera të larta njerëzore

Bajram Begaj

Deri para pak ditësh shef Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura sot është president i sapozgjedhur i Republikës. Këtë qershor jeta e Bajram Begaj ka ndryshuar mjaft. News 24 ishte këtë mëngjes pranë shtëpisë së presidentit të ri. Në orën 08:30 minuta pesë shoqërues të gardës së Republikës e prisnin Begajn poshtë pallatit në lagjen modeste në zonën e Brrylit.

Kjo vendrojë e posaçme është instaluar ne mënyrë te përhershme për Gardën. Shërbimet ndaj tij janë 24 orëshe me tre turne. Zgjedhja e Begaj si qytetari i parë i vendit ka surprizuar jo pak fqinjët e tij të cilët thonë për News 24 opinionet që kanë për të. Disa e njohin prej 16 vitesh dhe flasin me respekt për presidentin e ri. I komunikueshëm, familjar, i devotshëm për detyrën e re, korrekt, me vlera të larta njerëzore, janë disa nga cilësitë e tij më të spikatura, sipas tyre. Për News 24 folën edhe ish-punonjës në kohën kur Bajram Begaj ishte drejtor në spitalin e Traumës, por edhe një qytetar, i cili kishte punuar shofer në ministrinë e Mbrojtjes. Nuk mungojnë superlativat për të.

Në një mendje bien të gjithë kur i pyesim në lidhje për pritshmeritë që kanë lidhur me presidentin e ri. Me bindje te plotë thonë se Begaj si ushtarak karriere dhe gjeneral me dy yje është garanci se do jetë një president qe do të mbrojë interesat e popullit shqiptar dhe nuk do të devijojë nga misioni Kushtetues. Presidenti Begaj do të pasojë Ilir Metën më 24 korrik, Protokolli përcakton se fillimisht ai të betohet në Kuvend me dorën mbi Kushtetutë dhe më pas do i drejtohet godinës së Presidencës për të marrë postin, që do ta mbajë 5 vitet e ardhshme.

Arena e Lajmit

Video/ Pesë truproja e presin poshtë pallatit, jeta e re e presidentit Bajram Begajt, fqinjët: Korrekt, me vlera të larta njerëzore

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook