Tentohet grabitja e biznesit në Elbasan, kamerat e sigurisë “tradhtojë” dy hajdutët nga Librazhdi, si u sinjalizua policia

Vjedhje 780x439

Dy persona kanë tentuar të vjedhin një dyqan në metalurgji, në fshatin Bradashesh të Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës së kaluar, ku autorët nga Librazhdi, dhe me banim në Durrës, janë kapur në kohë nga policia.

Mësohet se dy autorëve, që kanë tentuar të kryejnë vjedhjen, u janë sekuestruar mjete, të cilat shërbenin për të hapur me thyerje dyer e dritare.

Ndërkohë, mësohet se pronarët e dyqanit rastësisht kanë parë nga kamerat e sigurisë që dy personat po tentonin të vidhnin biznesin e tyre dhe kanë sinjalizuar policinë, e cila arriti të parandalojë vjedhjen dhe t’i arrestojë në flagrancë.

Arena e Lajmit

Tentohet grabitja e biznesit në Elbasan, kamerat e sigurisë “tradhtojë” dy hajdutët nga Librazhdi, si u sinjalizua policia

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook