“Parlament halabakësh, është kthyer në han rilindas!”, Vasili nxjerr dokumentet: Ka bllokuar dy projektligje të depozituara nga LSI

Petrit Vasili

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili akuzon parlamentin se po bllokon projektligjet e depozituara nga deputetët e kësaj force, ndërsa sipas tij ato të qeverisë megjithëse vijnë shumë vonë shqyrtohen dhe miratohen pa asnjë pengesë.

Vasili deklaron se Parlamenti ka rënë mjerisht shumë poshtë në nivelin e tij të funksionimit dhe është kthyer në një han të vërtetë pa porta për rilindjen dhe në një bunker për opozitën.

POSTIMI I PLOTË
Parlament alabakësh, është kthyer në han rilindas!
Parlamenti ka rënë mjerisht shumë poshtë në nivelin e tij të funksionimit.
Ai është kthyer në një han të vërtetë pa porta për rilindjen dhe në një bunker për opozitën.
I rrëmbyer nga rilindasit, Parlamenti po përdhoset përditë duke e trajtuar atë si një pronë ordinere rilindase.
Faktet flasin vetë!
Kam paraqitur që në 9 Mars 2022 projektligjin për uljen e çmimit të naftës.
Apo projektligji për ndryshimin e Kodit Penal lidhur me tubimet firmosur nga deputetet Kryemadhi, Vasili dhe Xhixho depozituar që në 18 Mars 2022.
I kanë bllokuar që të dy këto projektligje në mënyrë banditeske dhe as që ka filluar fare shqyrtimi i tyre.
Shikojini vetë Ligjet e Qeverisë, që megjithëse vijnë shumë më vonë në Parlament, shqyrtohen dhe miratohen shumë shpejt dhe pa asnjë pengesë.
Shihni për shembull Ligjin për Butrintin depozituar në 7 Prill të 2022, apo Ligji për Marrëveshjen e huas për shëndetësinë dhënë nga Banka Botërore depozituar në 19 maj 2022 të dyja tashmë edhe të votuara në Seancë plenare.
Dhe kane fytyrë flasin për Rregullore këta.
Këta që e kanë kthyer Parlamentin në një han të vërtetë rilindas.
Turp!!
P.S. Ja dokumentet

“Parlament halabakësh, është kthyer në han rilindas!”, Vasili nxjerr dokumentet: Ka bllokuar dy projektligje të depozituara nga LSI

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook