Largime në masë te Dinamo, ndeshja ndaj Egnatias e fundit për shumë lojtarë

Ndeshja me Egnatian në Rrogozhinë do të jetë e fundit me fanellën e Dinamos për shumë futbollistë të grupit aktual. Rënia e skuadrës kryeqytetase në Kategorinë e Parë e bën të pashmangshëm revolucionin.

dinamo

Presidenti Bardhi ka pohuar se do të ketë një reduktim të buxhetit për sezonin e ri dhe kjo është logjike. Në anën tjetër, shumë lojtarë, sidomos ata më me eksperiencë, duket e vështirë që të luajnë në kategorinë inferiore, edhe pse bëhet fjalë për një emër me peshë si Dinamo.

Emrat e atyre që do të largohen do të mësohen pas mbylljes së kampionatit. Përveç lojtarëve më të rinj në moshë, shanset më të mëdha për të qëndruar i kanë emra, si: Alesio Mija, Simon Simoni apo Rimal Haxhiu.

Arena e Lajmit


Loading…

Largime në masë te Dinamo, ndeshja ndaj Egnatias e fundit për shumë lojtarë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook