Ndeshja ndaj Laçit luhet për statistikë, pritet rrotacion në kampin e Partizanit

“Demat” kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e së enjtes ndaj Laçit në transfertë, e fundit për këtë sezon.

marku partizani

Kjo sfidë i shërben Partizanit vetëm për të siguruar vendin e tretë, që vlen vetëm nga ana statistikore, pasi kualifikimi në Europë është arritur. Nga ana tjetër, Laçi e ka siguruar vendin e dytë me kohë.

Duke parë rëndësinë e kësaj ndeshjeje, Partizani pritet që ndaj Laçit të shkojë në fushë me ndryshime, duke i dhënë shansin të luajnë edhe një pjesë atyre që minutat në këtë sezon i kanë pasur me pikatore.

Ky do të ishte një relaksim për titullarët, me Mehmetin që nuk ka përse rrezikon ndonjë dëmtim titullarësh, që do të ishte “faturë” për ndeshjet e Ligës së Konferencës.

PANORAMAPSORT.AL


Loading…

Ndeshja ndaj Laçit luhet për statistikë, pritet rrotacion në kampin e Partizanit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook