Arrestimi i Kajmakut, ironizon Kryemadhi: Po të mos ishte në burg, do drejtonte një panel për korrupsionin sot!

Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, reagon për arrestimin e Agim Kajmakut me 20 kg kokainë në Itali, teksa ironizon konferencën e parë kombëtare të antikorrupsionit, të mbajtur sot nga kryeministri Edi Rama dhe pjesëtarët e qeverisë së tij.

Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi thekson se Kajmaku do të drejtonte sot një panel te kjo konferenca e qeverisë për korrupsionin, nëse nuk do e kishin arrestuar italianët.

Reagimi:

Edhe Kajmaku i Vorës do drejtonte një panel te kjo konferenca e qeverisë për korrupsionin, nëse nuk do e kishin arrestuar italianët. Patjetër, sepse të gjithë çfarë janë në burg sot nga Rilindja, më parë kanë qenë “kampionët” e kryeministrit.
Reformën në drejtësi e miratuam bashkarisht si klasë politike në vitin 2016, që lufta ndaj korrupsionit të ishte përherë ekskluzivisht fusha e veprimit, e një sistemi të pavarur nga politika, të pa ndikuar nga pushteti legjislativ dhe ai ekzekutiv. Ky i fundit, dmth qeveria, është edhe më i korruptuari!
Ndërkohë që punojësit civil të çuar me detyrim në takim dëgjuan fjalimin propagandistik të kryeministrit, i gjithë vendi pret me padurim forcën e veprimit të drejtësisë ndaj zyrtarëve të inceneratorëve: një skemë korrupsioni në bashkëpunim, e faktuar në letra dhe firma, që ka përfshirë kryeministrin, zyrën e tij, ministra, kryetar bashkie, biznese të vërtetë dhe fiktivë.
Korrupsion qeveritar ka, por duhen profesionistë të pavarur në drejtësi ta luftojnë atë!

Arena e Lajmit

Arrestimi i Kajmakut, ironizon Kryemadhi: Po të mos ishte në burg, do drejtonte një panel për korrupsionin sot!

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook