Zbulohet skandali i doganave me makinat luksoze/ Si u ul vlera e “Mercedes GLE” nga 62 mijë euro në 21 mijë euro (5 rastet flagrante)

1601468473 Gentgazheli

Promovimi në poste të larta drejtuese i zyrtarëve të akuzuar në vendet fqinje për kontrabandë dhe grup të strukturuar kriminal, apo emërimet e familjareve brenda të njëjtit institucion, nuk janë të vetmet skandale ku është përfshirë Drejtoria e Përgjithshme e Doganave.

“BalkanWeb” po publikon sot një skemë të mirëfilltë të evazionit fiskal, ku makinat luksoze që kushtojnë dhjetëra mijëra euro, vijnë në Doganë dhe deklarohen si të dëmtuara, për tu zhdoganuar me një vlerë simbolike, duke i shkaktuar në këtë mënyrë dëme të konsiderueshme buxhetit të shtetit.

Skema është zbuluar gjatë një hetimi që ka ndërmarrë Drejtoria Antikorrupsion në ministrinë e Drejtësisë në maj të këtij viti në Drejtorinë e Doganave.

Rastet
Për praktikën me nr. R. 6810 e mjetit tip Mercedes GLE viti 2020. Grupi i vlerësimit Teknik (në vijim GTV) në qendër në procesverbalin e mbajtur e pranon transaksionin për këtë mjet bauzar mbi vlerën e faturës. GVT e pranon faturën për analogji duke arsyetuar se edhe në praktikat e mëparshme ëshë operuar po me transaksion të pranuar. Vlera e përafërt, sipas referencës së Quattro Route ky automjet ka vlerën 58.000 euro. Ndërkohë është zhdoganuar me vlerën e faturës 11.793 euro. Kjo vlerë shkon nën 40% të vlerës reale të automjetit. Në rastin konkret vlera e mallit duke marrë të mirëqenë jo vlerën e automjetit të ri, por vlerën e automjetit sipas Quattro Ruote, vlera e pranuar sipas faturës shkon në 20% të saj.

Për praktikën me nr. R 6809 e mjetit tip Mercedes GLC viti 2017. GVT në qendër në procesverbalin e mbajur e klasifikon shkallën e dëmtimit të automjetit në 80%. Aplikimi i kësaj norme dëmtimi është bërë pasi është nxjerrë çmimi nga Quattro Ruote 24.400 euro, i është zbritur 20% ka shkuar në 19.250 euro e më pas vlerës së mbetur i është zbritur edhe 80% të tjera dhe në përfundim ka dalë vlera prej 3904 euro. Kjo vlerë shkon nën 40% të vlerës reale të automjetit. Në rastin konkret vlera e mallit duke marrë të mirëqenë jo vlerën e automjetit të ri, por vlerën e automjetit sipas Quattro Ruote, vlera e pranuar sipas faturës shkon në 16% të saj.

Për praktikën me nr. R 9097 e mjetit tip Mercedes GLC viti 2017. GVT në qendër në procesverbalin e mbajtur e pranon transaksionin për këtë mjet bazuar mbi vlerën e faturës. GVT e pranon faturën për analogji duke arsyetuar se edhe në praktikat e mëparshme është operuar po me transaksion të pranuar. Vlera e përafërt, sipas referencës së Quattro Ruote ky automjet ka vlerën 31.400 euro, ndërkohë është zhdoganuar me vlerën e faturës 9400 euro. Në rastin konkret vlera e mallit duke marrë të mirëqenë jo vlerën e automjetit të ri, por vlerën e automjetit sipas Quattro Ruote, vlera e pranuar sipas faturës shkon në 29% të saj.

Për praktikën me nr. R 50603 e mjetit tip Mercedes GLE HYBRID viti 2020. GVT në qendër në procesverbalin e mbajur e klasifikon shkallën e dëmtimit të automjetit në 56%. Aplikimi i kësaj norme dëmtimi është bërë pasi është nxjerrë çmimi nga Quattro Ruote 61.800 euro, i është zbritur 20% ka shkuar në 49.440 euro, e më pas vlerës së mbetur i është zbritur edhe 80% të tjera dhe në përfundim ka dalë vlera prej 21.753 euro. Kjo vlerë shkon nën 40% të vlerës reale të automjetit. Në rastin konkret vlera e mallit duke marrë të mirëqenë jo vlerën e automjetit të ri, por vlerën e automjetit sipas Quattro Ruote, vlera e pranuar sipas faturës shkon në 35% të saj.

Për praktikën me nr. R 9096 e mjetit tip VW PASSAT viti 2020 në sistem figuron procesverbali i GVT në qendër, ndërkohë që për këtë automjet të klasifikuar si të dëmtuar gjithashtu është aplikuar një normë dëmtimi mjaft e konsiderueshme. Vlera e përafërt sipas referencës së Quattro Ruote ky automjet ka vlerën 10.500 euro, ndërkohë është zhdoganuar me vlerën e faturës 2160 euro. Në rastin konkret vlera e mallit duke marrë të mirëqenë jo vlerën e automjetit të ri, por vlerën e automjetit sipas Quattro Ruote, vlera e pranuar sipas faturës shkon në 29% të saj. Sjellim në vëmendje se thjesht duke këqyrur fotot rezulton se dëmtimi është minimal.

Zbulohet skandali i doganave me makinat luksoze/ Si u ul vlera e “Mercedes GLE” nga 62 mijë euro në 21 mijë euro (5 rastet flagrante)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook