Kujdes! Droni edukues ju vëzhgon, policia vendos nën monitorim rrethrrotullimet e Tiranës (VIDEO)

Thtrr

Policia e Shtetit ka publikuar një video ku shihet një kolazh rastesh shkeljesh të qarkullimit rrugor, kryesisht të konstatuara në disa prej rrethrrotullimeve ku lëvizja e mjeteve është më e ngarkuar në Tiranë.

Blutë e Rrugores duan të sqarojnë qytetarët se duhet t’i japin prioritet mjeteve që lëvizin brenda rrethrrotullimit, ndërsa kërkohet edhe të edukohen përdoruesit e rrugës për ndryshimin e korsive nëpërmjet ndezjes së sinjalit përkatës.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në këto pamje “👁Droni edukues👁” konstaton se drejtuesit e mjeteve nuk respektojnë përparësinë dhe sinjalistikën në rrethrrotullim.

Kujdes! Në rreth rrotullim, përparësi i jepet mjetit që lëviz në të!

Në çdo rast, 50 m përpara ndryshimit të trajektores apo të korsisë, drejtuesi i mjetit duhet të ndezë sinjalin përkatës.

Shkelja e këtij detyrimi, për herë të parë, ndëshkohet me gjobë 5000-8000 lekë të rinj, sipas nenit 143 të Kodit Rrugor.

Komisariati i Qarkullimit Rrugor Tiranë u bën thirrje përdoruesve të rrugës të respektojnë Kodin Rrugor.

Udhëto i sigurtë, respekto rregullat e qarkullimit rrugor! 🏃♀🏃🏻🚔👮🏼♀👮🚓🚨

Kujdes! Droni edukues ju vëzhgon, policia vendos nën monitorim rrethrrotullimet e Tiranës (VIDEO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook