Nga Ben Blushi
NAIM DRIM KRIM
Isha te tregu i bulevardit të ri
Roja kishte lidhur traun me një gomë makine dhe herë e ulte, herë e ngrinte
Si quhesh, e pyeta
Naim Bashkurti, tha
Ça bën këtu Naim
Jam roje, tha
Si quhet ky treg?
Ky ka qenë kinema e hapur. Quhej Kinema Drima
Dream Cinema, thashë unë
Këtu jepeshin filma me sex dhe krim. Njerëzit i shifnin filmat nga makinat, pa zbritur fare
Dmth paska qene Dream Cream, thashë unë
Po, tha Naimi, shthurrje e madhe Drim Krim
Je nga Tropoja apo jo?
Po, tha, nga fshati Tplan
Çdmth Tplan?
Dmth një fshat që ka plan
Ou, i thashë, po ti ça plani ke?
Unë e kam realizuar planin, tha Naimi, i kam bërë dy fëmijë
Ça pune ke berë?
Kam qenë ushtarak. Në kohën e Enverit
A ke vrarë njeri?
Jo, tha pse duhet të vrisja njeri
Po ça ushtrije ishit ju, dyzet vjet u stërvitët nuk vratë asnjë armik
Armiqtë nuk erdhën, tha Naimi, ne gati ishim
Kush e fiton luftën në Ukrainë, Naim?
Ukraina, tha Naimi, Ukraina do fitojë, po ky Zelensky smë pëlqen
Pse stë pëlqen Zelensky, i thashë
Ai nuk pranoi ta njohë Kosovën, tha Naimi
Ou, i thashë nuk e dija, duhet të ketë hallin e Krimesë, po u njoh Kosova njihet dhe Krimeja
Zelensky është kundër shqiptarëve edhe në Maqedoni ka çuar armë, tha Naimi
Po atëhërë pse mendon që duhet të fitojë, thashë unë
Unë dua të fitojë populli ukrainas, tha Naimi, ata po copëtohen
Po si do fitojnë Ukraina kur Rusia ka më shumë armë dhe është më e madhe?
Do fitojnë siç fituam ne në Kosovë, popujt e vegjël luftojnë dhëmb për dhëmb
Ke një dhëmb floriri, i thashë
E kemi zakon, e mbajmë një flori në gojë
Po ku e gjete floririn në kohë të Enverit?
Ma gjeti dentisti, është flori kontrabandë
Sa pagove ?
17 mijë lekë, tha Naimi
Atëhërë ishin shumë 17 mijë lekë, sa e kishe ti rrogën?
5600 leke
Dmth me tre rroga ke blerë një dhëmb
Po, tha Naimi, aq më mori dentisiti i Fierzës, ai gjente florinj
Ke dalë ndonjëhrë jashtë shtetit?
Asnjëherë
Si nuk ke shkuar as në Greqi as në Itali
Jo, tha Naimi, asgjëkundi
Nuk ke hipur në avion?
Kam hipur, tha Naimi
Ku ke shkuar, e pyeta
Kur erdhi avioni në Tropojë i hipa, tha Naimi
Ku vjen avioni në Tropojë, ska aeroport, thashë unë
Ishte Pelikan, tha Naimi, i Operacionit Pelikan
Paska qenë helikopter
Po, tha Naimi, helikopter ishte
Edhe ku shkove me helikopter ti Naim?
Unë e pashë nga brenda para se të ikte, nuk fluturova
A do dalësh ndonjëherë jashtë shtetit?
Kurrë, tha Naimi, nuk e tradhëtoj atdheun
Mirë tani fute kokën brenda asaj gomës të të bëj një fotografi
E fus pse mos e fus, tha Naimi
Fute, thashë unë
E futa, tha Naimi
Tani nxirre se e mbarova foton, thashë unë
Jo mo pse kur do ti do ta nxjerr unë kokën, tha Naimi
Epo mos e nxirr, thashë unë
Nuk do ta nxjerr, tha Naimi