Selena Gomez nuk mund ta mbyllte kapitullin e të ’20 më krenare dhe e lumtur se kaq. Ylli amerikan festoi ditëlindjen e 30 mes miqve e familjarëve pak ditë më parë në një festë private dhe të kuruar në detaj.
Vetëm së fundmi ka gjetur kohë të bëjë një reflektim në rrjetet sociale ku shkruan se çdo gjë që i ka ndodhur e ka bërë njeriun që është sot. Ajo shprehet shumë e emocionuar për kapitullin e ri dhe thotë se ka filluar t’i pëlqejë shumë 30.
“Edhe pse kam kaq shumë fjalë për të thënë, thjesht do ta lë me kaq. Të njëzetat e mia ishin një udhëtim nëpër momente të mira, të vështira dhe të bukura që nuk do t’i harroj kurrë. Secila prej tyre më ka formuar për njeriun që jam sot. Unë jam dikush që ende po mëson, por është më e sigurt për atë që ka rëndësi dhe çfarë dëshiron. Dikush që është mirënjohës për çdo dhuratë të vetme dhe çdo mësim që merr gjatë rrugës. Unë po eci përpara e inkurajuar nga kaq shumë njerëz të fortë dhe fuqizues rreth meje.. Dua të bëj më të mirën për të marrë të bukurën dhe të dhimbshmen një ditë e për t’u lënë të gjitha të më bëjnë mua më të mirën që mund të jem për veten / të tjerët / ju. Pas disa ditësh festimesh, zemra ndihet plot, mirënjohëse dhe mund të them se kam filluar të më pëlqejë shumë 30. Faleminderit shumë që jeni pjesë e jetës sime, ja një dekadë tjetër! Ju dua të gjithëve!” -shkruan ajo.
View this post on Instagram
Selena e festoi fillimin e dekadës së saj të tretë me një festë luksoze. Ajo kishte zgjedhur një fustan mahnitës Versace me tyl të mbështjellë rreth njërit sup dhe belit të saj dhe në fund me teminaqë duken si thekë. Selena zgjodhi një palë vathë Briony Raymond dhe këpucë Jimmy Choo, ndërsa flokët i stiloi thjesht të kapur gjysmë-bisht.
Lista e të ftuarve përfshinte Francia Raisa, Olivia Rodrigo, Camila Cabello, Tyga dhe shumë të tjerë.