Ajo aktualisht po shijon muajin e mjaltit me bashkëshortin e ri dhe fëmijët e tyre në Paris.
Por të hënën prania e Jennifer Lopez u ndje në Los Anxhelos pasi një version tjetër i saj vodhi vëmendjen në formën e një billbordi 60 metra.
Një imazh promovues i yllit 53-vjeçar nudo u ngrit në Sunset Strip, duke reklamuar “boody blame” të saj të sapolançuar JLo Body.
Reklama që krijoi trafik shfaqte artisten pa asnjë rrobë teksa pozonte në një sfond të bardhë.
Bukuroshja e lindur në Bronx lançoi zyrtarisht produktin e ri në ditëlindjen e saj të 53-të, më 24 korrik, duke u futur në Instagram me një fushatë të re reklamuese.
Jennifer i befasoi fansat javën e kaluar kur zbuloi se ajo dhe Ben Affleck kishin fluturuar në Las Vegas për t’u martuar në një ceremoni intime.
Menjëherë pas kësaj, të sapomartuarit u nisën për në Francë, ku janë parë duke shijuar peizazhin.
Dyshja u bashkua me fëmijët e tyre përkatës: dy vajzat e Benit, Violet dhe Seraphina dhe binjakët 14-vjeçarë të Jennifer, Maximilian dhe Emme.