Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po vjedh qytetarët me bordet e ngritura për çmimet.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Berisha është shprehur se bordet pasurojnë qeveritarët dhe klientelën e tyre, por se zbrazin xhepat e qytetarëve të thjeshtë.
Sipas tij, në 3 muaj qeveria ka grabitur nga xhepat e qytetarëve nëpërmjet rritjes së çmimeve me bordet shushunja 340 milionë euro.
POSTIMI I PLOTË
Edi Rama tha: Bordet janë komuniste por janë të dobishme!
Kjo sepse:
Ato mbushin valixhet e qeveritarëve dhe klienteles së tyre!
Ato zbrazin xhepat e qytetarëve!
Në tre muaj qeveria ka grabitur nga xhepat e qytetarëve nëpërmjet rritjes së çmimeve me bordet shushunja 340 milionë euro.
Miq, këto ditë bordi komunist i Edi Ramës i rritjes së çmimit të ushqimeve ka vendosur çmimet e reja më të larta për produktet ushqimore bazë (miellin, orizin, vajin dhe sheqerin).
Bordet e hajdutit Rama janë betuar që të zhvatin çdo familje shqiptare, duke e ngritur çmimin e miellit nga 79 lekë/kg në 90 lekë/kg. Këta nuk kanë të ndalur e nuk ngopen me pak.
Qeveria po luan me bukën e gojës së qytetarëve shqiptarë, duke ia bërë të papërballueshme jetesën. Kjo qeveri i ka braktisur qytetarët e saj, e përpos kësaj, ka zgjedhur t’i zhvatë çdo qindarkë.
Bordet nuk janë gjë tjetër veçse mendësia komuniste e Edi Ramës për të zbrazur xhepat dhe vjedhur qytetaret dhe pasur nën kontroll te plote ushqimin e tyre si kushte kryesor për të kontrolluar të gjithë shoqërinë.
Arena e Lajmit