“Dramë e vërtetë”, Berisha: Qeveria e Ramës përçmon mjekët, i detyron të emigrojnë

Berisha

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar pasditen e së martës një tryezë diskutimi me mjekët për të folur mbi problematikat në sistemin shëndetësor.

Berisha tha se dy zhvillimet më të dhimbshme të Shqipërisë janë largimi i të rinjve në emigracion dhe përgatitja e mjekëve për emigracion.

“Në këtë shërbim jetik për shtetin dhe zhvillimin e saj largimi masiv i mjekëve përbën një dramë të vërtetë.
Ndaj mjekëve nga kjo qeveri është mbajtur qëndrim përçmues, maksimal. Ju jeni dëshmitarë sa kanë ndryshuar pagat tuaja në 9 vite.
Me borxhin që ka marrë kjo qeveri nga 62.6 për qind të GDP kur mori pushtetin në 107 sot, rrogat tuaja mund të ishin rritur edhe katër herë, të infermierëve e me radhë.
Kjo nuk ka qenë agjendë e qeverisë. Përçmimi janë për mua të pashlyeshme skenat në spitalin e Traumës me Meksin, Nestorin na ka rastisur në diktaturë na thërrisnin edhe në spitalin e burgut apo na sillnin në pavion të burgosurit. Gardiani rrinte tek dera dhe kurrë nuk hynte brenda kur ne vizitonim.

Ndërsa nën këtë qeveri, një protestuesi “ superarmiku” i rrinin 2 gardianë tek koka dhe 2 tek dera në spital. Ata e bënë me urdhër një gjë të tillë. Disa rregullore i kanë edhe ata por merrnin urdhër për të demonstruar në  një mënyrë dhunë edhe ndaj dhomës ku kujdesej mjeku për të sëmurin. Kjo ishte një nënshtrim i turpshëm i qeverisë, një kob që edhe në diktaturë nuk ishte kështu ndaj mjekut. Kishte të zeza sa të duash por në lidhje me mjekun kishte një kod etik”, deklaroi Berisha.

“Dramë e vërtetë”, Berisha: Qeveria e Ramës përçmon mjekët, i detyron të emigrojnë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook