Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me menaxhimin që iu bë situatës së krijuar nga finalja e Conference League në Tiranë. Sipas ministrit, Shqipëria demonstroi në sytë e mbarë botës që i ka të gjitha kapacitetet për të mirëpritur e menaxhuar një event të përmasave të tilla.
Çuçi falënderoi policinë, që sipas tij garantuan mbarëvajtjen nga mbërritja e mijëra tifozëve në pikat kufitare, shoqërimi i tyre drejt stadiumit, grumbullimet në zonat e dedikuara dhe deri te përcjellja për t’u rikthyer sërish në vendet e tyre.
Ajo çfarë ndodhi dje, tha ministri, ishte një ushtrim kuptimplotë i angazhimit të përbashkët si asnjëherë më parë.
“Historia u shkrua në Tiranë. Finalja e madhe shkoi më së miri dhe Shqipëria demonstroi në sytë e mbarë botës që i ka të gjitha kapacitetet për të mirëpritur e menaxhuar një event të përmasave të tilla.
Një falënderim të veçantë kam për punonjësit e Policisë së Shtetit, që falë profesionalizmit dhe përkushtimit të tyre të jashtëzakonshëm garantuan mbarëvajtjen e gjithçkaje: nga mbërritja e mijëra tifozëve në pikat kufitare, shoqërimi i tyre drejt stadiumit, grumbullimet në zonat e dedikuara dhe deri te përcjellja për t’u rikthyer sërish në vendet e tyre.
Çfarë ndodhi dje ishte një ushtrim kuptimplotë i angazhimit tuaj të përbashkët si asnjëherë më parë për të cilin keni mirënjohjen e pakufishme të të gjithëve”, thuhet ne reagimin e ministrit te Brendshëm.
Arena e Lajmit
Loading…