(FOTO) Të gjithë presin vendimin për të ardhmen e tij, ja çfarë ka Cristiano Ronaldo për të thënë

Cristiano Ronaldo tregoi frytet e regjimit të tij të fitnesit teksa publikoi në Instagram një fotografi i zhveshur në pjesën e sipërme.

Futbollisti 37-vjeçar shfaqi fizikun e tij të definuar në palestër në fotografinë bardh e zi ku shfaqet duke pushuar në një sauna.

Ylli portugez mbante veshur vetëm bokse me emrin e tij dhe shkroi një mbishkrim për përkushtimin e tij ndaj një jetese të shëndetshme.

Krahas fotos, Cristiano shkroi: “Genetika mban armën, stili i jetesës tërheq këmbëzën”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Kujtojmë që jo pak herë Ronaldo ka treguar se mban një regjim të “frikshëm” me palestrën dhe ushqimin për të pasur rezultatet që ka. Më herët ai postoi edhe disa fotografi të tjera ku dukej duke u stërvitur.

Ndërkohë, sulmuesi ka munguar në turneun parasezonal të skuadrës së tij Manchester United në Tajlandë. Ronaldo më parë njoftoi se donte të largohej nga klubi pas një tjetër sezoni zhgënjyes pa një trofe.

(FOTO) Të gjithë presin vendimin për të ardhmen e tij, ja çfarë ka Cristiano Ronaldo për të thënë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook