FOTO/ Argjentina nderon Maradonën, krijohet një aeroplan në kujtim të ish-kampionit të Botës

Një aeroplan kushtuar ish-kampionit të Botës, argjentinas Diego Maradona është krijuar ditën e mërkurë.

MARADONA

“Tango D10S”, një avion 12 vendësh i financuar nga një kompani argjentinase është projektuar si një “aeroplan-muze” në nderim të ish-fituesit të Kupës së Botës, i cili ndërroi jetë më 25 nëntor 2020 nga një atak kardiak.

“Tango D10S”, u krijua si një aeroplan “muze” me objekte të përdorura nga legjenda e futbollit Diego Armando Maradona në Buenos Aires.

MARADONA 1

Në pamjen e jashtme të avionit duket një foto e Maradonës duke puthur trofeun e Kupës së Botës, ndërsa fytyra e tij shfaqet gjithashtu në fundin e aeroplanit.

MARADONA 2

Krahët e avionit paraqesin golat e tij nga fitorja e Argjentinës ndaj Anglisë në çerekfinalen e Kupës së Botës 1986, ku njihet dhe si goli “Dora e Zotit” duke u konsideruar si një nga golat më të bukur në gjithë historinë e futbollit.

MARADONA 3

MARADONA 4

– Arena e Lajmit


Loading…

FOTO/ Argjentina nderon Maradonën, krijohet një aeroplan në kujtim të ish-kampionit të Botës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook