Tekniku Josa ka skicuar edhe formacionin ndaj Kastriotit. Me rikthimin e kapitenit Erdenis Gurishta për këtë sfidë, pritet që një nga të sakrifikuarit të jetë Kruja ose Heriç.
Me shumë gjasa përgjigjet e tjera të trajnerit, nisur nga sfida ndaj Egnatias nuk pritet të ketë shumë ndryshime. Në portë do të jetë Zogoviç. Në mbrojtje do të luhet me katërshen e përbërë nga Gurishta e Hakaj në krahë dhe Adili e Bulativiç në qendër.
Në mesin e fushës dyshja Krymi e Jonuzi pritet që të kenë në rolin e fantazistit boshnjakun Heriç. Në mbështetje të Aralicës, që pritet të jetë në majë të sulmit, do të jenë dyshja Da Silva e Latifi.
Me këtë 11-she pritet që të startojë sot Vllaznia.
Arena e Lajmit
Loading…