Kukësit i duhet fitorja ndaj Tiranës, Diego Longo do një sforco të fundit

Kukësi do të hyjë në fushë me Tiranën vetëm për një rezultat: të marrë fitoren dhe të shpresojë për kualifikimin në Konferencë Ligë.

Kukesi

Përballja e fundit me kampionët nuk pritet të jetë një sipërmarrje e lehtë për teknikun Diego Longo, i cili kërkon që fillimisht të bëjë detyrën me të tijtë dhe më pas të “kryqëzojë gishtat” për finalen e Kupës së Shqipërisë dhe të bëjë tifo për skuadrën e Laçit.

Fakti që bardheblutë kanë arritur synimet shihet si një plus në kampin verilindor, të cilët janë më të karikuar për të arritur maksimumin dhe për të treguar se e meritojnë një vend në Europë.

STRATEGJIA – Në këtë ndeshje pritet që Kukësi të mos ketë asnjë mungesë për arsye kartonësh, sepse të gjithë lojtarët janë të “pastër”, ashtu si edhe vetë tekniku Diego Longo, i cili do të rikthehet në pankinë pas pezullimit me Skënderbeun javën e kaluar.

Pritet që italiani të mos bëjë shumë ndryshime nga ndeshja e kaluar dhe t’u besojë të njëjtëve titullarëve, edhe pse ai që vazhdon ta shqetësojë është sulmi.

Gjithsesi, duke pasur përpara një ekip me cilësi si Tirana, italiani kërkon të ketë shumë kujdes reparti i mesit të fushës, i cili duhet të bëjë të pamundurën që kryeqytetasit të kenë sa më pak mundësi për t’iu afruar zonës dhe t’i thyejnë aksionet shumë shpejt.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse strategjia e verilindorëve do të japë efekt përpara bardhebluve, të cilët kanë treguar se janë shumë të vështirë për t’u mundur.

SITUATA – Situata para kësaj ndeshjeje gjithsesi nuk është e qetë, pasi lojtarët pretendojnë se nuk janë paguar ende plotësisht nga klubi dhe duke qenë se luhet ndeshja e fundit kanë kërkuar garanci që do të paguhen dhe të mos i presin ato pas mbylljes së sezonit.

Situata nuk ka qenë e qetë edhe sa u përket problemeve me lojtarë të veçantë me teknikun Longo, i cili ka vendosur veton për t’i larguar pa u mbyllur ende sezoni, ngjarje këto qëkanë sjellë një pështjellim në skuadër.

Megjithatë, për 90 minuta pritet të lihen mënjanë të gjitha problemet jashtë fushe dhe skuadra të jetë e përqendruar maksimalisht në këtë përballje,me shpresën se do të marrin një fitore.

kuk

VLADIMIR MEMA – Arena e Lajmit


Loading…

Kukësit i duhet fitorja ndaj Tiranës, Diego Longo do një sforco të fundit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook