Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Korrupsionit ka nisur verifikimet pas denoncimit të bërë një ditë më parë nga kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, për inceneratorët.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se SPAK ka nisur verifikimet pas denoncimit, por LSI nuk ka dorëzuar ende kallëzim.
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, tha një ditë më parë se janë disa kompani, që së bashku, kanë kryer evazion fiskal në vlera të mëdha parash. Mes të tjerash, kryetarja e LSI tregoi rastin kur një çift 94 dhe 95 vjeç kanë blerë një biznes 30 milionë dollarë.
Arena e Lajmit