Policia e ka konsideruar fatkeqësi natyrore ngjarjen e djeshme në Sarandë ku si pasojë e rënies së mbulesës se një kalçetoje humbi jetën 22-vjeçari Armando Kazma dhe u plagosën dy të tjerë.
Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje pronarin e kalçetos dhe me pas e ka lënë atë të lirë. Mësohet se dy të plagosurit janë roja i kalçetos i cili ka dëmtime në trup dhe frakturë në bërryl e është nisur për mjekim më të specializuar në Tiranë dhe një 22-vjeçar tjetër, i cili kishte marre dëmtime të lehta në trup dhe u trajtua në spitalin e Sarandës.
Mësohet se në momentin e ngjarjes, duke luajtur me të rinjtë ishte dhe babai dhe vëllai i 22 vjeçarit Armando Kazma, të cilët shpëtuan pa dëmtime.
Përcjellja për në banesën e fundit e 22-vjeçarit do të mbahet në orën 16:00 në Sarandë.
Mësohet se 22-vjeçari është futur me shenja jete në ambulancë, por ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitali pasi aty ka mbërritur i vdekur.